Sinani reagon: Gjuha e Vuçiqit dëshmi se nuk do marrëveshje finale me Kosovën
Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vuçiq.
Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:
GJUHA E VUÇIQIT, DËSHMI SE NUK DO MARRËVESHJE FINALE ME KOSOVËN
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, nuk po i mjafton diskriminimi dhe shtypja e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.
Por po i sulmon me gjuhë ofenduese e kërcënuese edhe serbët e Kosovës që nuk pajtohen me politikën e tij autoritare dhe që duan jetë normale e bashkëjetesë me komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës.
Madje ish-Ministri i informatave i regjimit të Millosheviqit dhe ish-promovuesi i Ratko Mlladiqit akuzon edhe ish të burgosurin politik të atij regjimi për 'llum terrorist'.
Thjesht, Presidenti Vuçiq vërteton përsëri:
- Se e sheh ende me krenari të kaluarën e tij të turpshme të shërbimit ndaj ish-regjimit kriminal.
- Se nuk dëshiron marrëveshje finale me Kosovën.
Rrjedhimisht, se nuk është adresa për demokratizim, paqe rajonale dhe evropianizim.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/inani-rel.jpg): failed to open stream: No such file or directory