Shtyhen zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi
Të gjitha aktivitetet e lidhura me zgjedhjet në Serbi janë pezulluar deri sa është në fuqi vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme, ka vendosur të hënën Komisioni Republikan Zgjedhor.
Ky komision e ka miratuar një vendim të tillë gjatë takimit të së hënës mbrëma, gjë që nënkupton se me ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme do të konfirmohet data e re e zgjedhjeve, raporton B92, transmeton Titulli.com.
Aktivitetet zgjedhore do të vazhdojnë pasi të merret vendimi për ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme, gjë që do të rregullohet përmes një dispozite të veçantë zgjedhore.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka shpallur të dielën gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e shtetit të tij, shkaku i koronavirusit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/gjedhjet-serbi.jpg): failed to open stream: No such file or directory