Shqprim Arifi live në Titulli.com, prezentë edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi të Mërkurën më 21 Shkurt i drejtohet qytetarëve përmes komunikimit online në Portalin Informativ Titulli.com.Biseda do të realizohet live përmes faqes zyrtare të Titulli.com në facebook nga ora 11:00.
Qytetarët e interesuar mund të dërgojnë pyetjet e tyre për kryetarin Arifi rreth temës menaxhimi i komunës, realizimi i buxhetit, planet dhe pyetje rreth institucionit lokal me interes publik.
Intervista realizohet si pjesë e projektit “ Shoqëri e Avancuar në vetëqeverisjen lokale” dhe mbështet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.
Vlen të theksohet se gjatë realizimit të bisedës do të jenë prezentë edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Beograd./Titulli.com/