Shqipëtarët dhe heroina në Sërbinë e Jugut
Pjesa më e madhe e heroinës vjen nga Afganistani, shkon në Bullgari, prej aty kalon në Sërbinë e jugut, në Veliko Tornova, pastaj dijmë që një pjesë e saj shkon në Beograd , vazhdon në Hungari dhe pjesa tjetër , kalon nëpërmjet Kosovës , më pas kalon nga Shqipëria, Mali i Zi dhe në Itali. Ky nuk është më sekret, dijmë gjithashtu që diaspora shqiptare në Zvicër, sidomos disapora kosovare, ka patur monopolin e tregut të heroinës, ka rënë në 10-15 vitet e fundit, për shkak të politikës zvicerane, e cila ua ka lehtësuar përdoruesve gjetjen e heroinës, duke e bërë tregun më pak të paligjshëm, por prap e dijmë që Kosova është një bazë shumë e rëndësishme, për shpërndarjen e heroinës nëpër Europë. Në këtë kuptim është shumë e korruptuar, dëmton figurën e qeverisë, dhe ky është problem shumë i madh. Nuk kemi ende një agjenci vendase në Kosovë për zbatimin e ligjit, që të jetë e aftë ta trajtojë këtë problem, as NATO nuk është aty që të merret me çështjet e heroinës , por do të shihni që Kosovës do ti bëhen presione të mëdha, që të zhvillohen institucionet e saj dhe të funskionojnë lidhje më të ngushta me komunitetin europian, do ti bëhet presion që të pranojë delegacione policore nga Gjermania, Britania, Franca, e vendet e tjera, që të nisë trajtimi i këtij problemi. Për momentin zëvendëson ekonominë e vërtetë, dhe tundimi është i madh, sepse me lëndët narkotike fitohen shumë para, tundimi është që të mos merresh fare me ekonominë e vërtetë, sepse nga ekonomia e nëndheshme fitohen shumë më tepër para, por kjo nuk kontribon në mirëqenien e popullit të kosovës, dhe stabilizimin e vendit./Misha Glenny/Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/heroina-droga.jpg): failed to open stream: No such file or directory