Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, një hap më pranë BE-së
Rajoni dhe Politika

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, një hap më pranë BE-së

19.Jun.2023 07:48
0

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë një hap më pranë Bashkimit Evropian, pasi Komisioni Evropian zhvilloi takimin e fundit dypalësh të procesit të shqyrtimit.

 

Ekspertët nga Komisioni Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shkëmbyer nivelet e tyre të gatishmërisë dhe kanë diskutuar mbi planet e autoriteteve për të përafruar më tej me acquis të BE-së.

Kapitulli mbi Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse përfshin transformimin digjital, median, shkencën, kërkimin, sipërmarrjen dhe politikën industriale.

Ai gjithashtu mbulon politikën sociale, punësimin, arsimin, kulturën, bashkimin doganor, politikën ekonomike dhe monetare. 

Tetë takime dypalëshe të shqyrtimit u zhvilluan midis zyrtarëve të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke shqyrtuar gjendjen e dy vendeve.

Hapi tjetër do të jetë raporti i Komisionit Evropian për Këshillin mbi shkallën e gatishmërisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim dhe planet e tyre për punën e ardhshme.

Këshilli do të vendosë, me unanimitet, nëse do të përcaktojë standardet e hapjes për çdo grup negociues, në bazë të propozimit të Komisionit në raportin e shqyrtimit.

Progresi i Shqipërisë

Në Shqipëri për procesin e çeljes së negociatave janë të përfshirë mbi 1 mijë e 800 nëpunës mbi 160 institucione dhe janë zhvilluar mbi 40 takime në Komisionin Evropian.

Me këtë vizion, Shqipëria ka forcuar strukturat dhe ka intensifikuar punën për t’iu përgjigjur kërkesave të procesit të negociatave që nisi me zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare në korrik 2022.

Procesi screening, hapi i parë i përshtatjes së legjislacionit me standardet e BE-së, ka filluar në 15 shtator 2022 dhe do të zgjasë deri në nëntor 2023.

Shqipëria do të negociojë për 33 kapituj.

Gjatë këtyre 13 muajve do të zhvillohen 72 takime përgatitore me KE-në në Bruksel.

Nga shtatori në dhjetor 2022 janë zhvilluar 32 takime, prej të cilave 25 takime janë shpjeguese, ku KE i shpjegon Shqipërisë ndryshimet në Acqui.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/hqiperi-maqedoni-be.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vuçiq nuk do të marrë pjesë në takimin me Kurtin
“Kufiri i incidenteve” mes Kosovës dhe Serbisë i gjatë rreth 350 kilometra
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration