Shoqëritë civile mbajnë panairin në Vranjë (Foto)
Lokale

Shoqëritë civile mbajnë panairin në Vranjë (Foto)

18.Jun.2015 12:25
0
Të mërkurën është mbajtur panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) nga Serbia Jugore, në organizim të Qendrës së Resurseve - TASCO dhe qytetit të Vranjës. Organizatat nga shoqëria civile nga Leskoci, Vranja, Bujanoci, Presheva, Vlladiçki Hani, Bosilegradi dhe Lebani kanë shpalosur aktivitet e tyre para qytetarëve.

Sipas organizatorëve, qëllimi i mbajtjes së panairit ishte promovimi i punës së OSHC-së, si dhe rrjetëzimi dhe vendosja e bashkëpunimit me vetëqeverisjet lokale dhe mediat.  

Organizatat pjesëmarrëse, në stendat të vendosura në rrugët e Vranjës, publikisht kanë prezantuar projektet dhe aktivitet e tyre. 

Të interesuarve, në shëtitoren e qytetit, i ka përshëndetur Branimit Stojanoviq, anëtarë i Këshillit të qytetit të Vranjës. Ai me këtë rast ka thënë se qyteti mbështet punën e shoqërisë civile dhe se është i hapur për bashkëpunim. 

Leopold Rollinger, menaxher i programit për forcim të kapaciteteve të Iniciativave Qytetare, si përfaqësues i qendrës TASCO Resurs, shpreson se ngjarjet e tilla janë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me vetëqeverisjet lokale.

Rollinger, ka nënvizuar se manifestimit, si panairi, rrisin mundësinë e qasjes ndaj të mirave të cilat sjellin organizatat e shoqërisë civile ndaj qytetarëve, përmes aktiviteteve të tyre. 

Përfaqësuesja e organizatës joqeveritare, qendra “ABC”, Suzana Popoviq, ka theksuar rolin që kishin OSHC-të pesëmbëdhjetë vitet e fundit.

Nga ana tjetër, Kenan Rashitoviq nga shoqata “OFER” – Bujanoc, ka përshëndetur iniciativën për mbajtjen e organizimeve të tilla, si mundësi për afrimin e aktiviteteve të OSHC-së të gjithë qytetarëve. 

Në debatin që u mbajt pas panairit, morën pjesë përfaqësues nga vetëqeverisjet lokale si dhe më shumëse pesëdhjetë përfaqësues nga OSHC-të.

Në këtë panair, ndër të tjera u shpreh nevoja e inkuadrimit të organizatave të shoqërisë civile në procese, si mundësia për shfrytëzimin e hapësirave publike për punën e tyre, por edhe transparencën ndaj financimit të OSHC-ve nga buxheti lokal dhe nacional. 

Në panair janë paraqitur edhe aktivitetet e Qendrës për Resure, mbledhur rreth konzorciumit të udhëhequr nga Iniciativa Qytetare, i cili mbështetet nga TASCO./Titulli.com/

Arifi: Të ndryshojë shoqëria jonë, në një shoqëri të zhvilluar, me mirëkuptim, tolerancë...
"Spektri politik i Luginës nuk ka bërë asgjë për t'i kthyer shqiptarët e dëbuar"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration