Shokët rrëfejnë momentin e vdekjes së futbollistit nga Bujanoci (video)
Shokët e futbollistit 20 vjeçar, Triumf Shabani, me lot në sy kanë rrëfyer momentin e vdekjes së shokut të tyre.
“Kemi qenë të gjithë këtu, jemi ofruar për ti dhënë ndihmë, kemi pritur, por kur erdhi ndihma e shpejtë, ai ndërroi jetë”, rrëfen një nga shokët e Triumfit.
“Është sikur ëndërr, por ndoshta kështu ka qenë e shkruar”, ka rrëfyer një shok tjetër për Klan Kosovën.
Edhe trajneri i Triumfit, ka fjalët më të mira për Triumfin. Thotë se ishte një nga futbollistët më të përgatitur në Kosovë.
Edhe në familjen Shabani, dhimbja është e madhe.
************************************************************************************************************************************************************
Triumfi në ditën e vdekjes: Allah pranona agjërimin
Triumf Shabani e filloi agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, teksa ditën që ndërroi jetë la një porosi në rrjetin social Facebook.
Futbollisti i ndjerë i Feronikelit, Triumf Shabani, ishte duke agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit.
E, në ditën e vdekjes së tij, Triumfi la një mesazh në rrjetin social Facebook, duke iu lutur Zotit.
“O Allah! Ruaje agjërimin tonë dhe bëjë ndërmjetësues për ne, na fal gjynahet dhe na e mundëso ta kryejmë agjërimin ashtu siç e do Ti...All-llahu na Pranoftë e na Lehtësoftë..”, shkroi Triumfi.
************************************************************************************************************************************************************
Ndërron jetë në fushën e lojës, Triumf Shabani nga komuna e Bujanocit.
Futbollisti i Ferronikelit në Kosovë, Triumf Shabani ka ndërruar jetë gjatë kohës sa po luante futboll me shokët e tij.
Të shtunën rreth orës 23:30, Triumfi ishte duke luajtur futboll me shokët e tij kur papritmas ka pësuar një sulm dhe ka rënë në tokë pa ndjenja duke mos reaguar më. Ai gjatë ditës kishte qenë agjërueshëm.
Ky lajm i hidhur ka tronditur tërë futbollistët dhe trajnerët kosovarë të cilët kanë lëshuar një mori mesazhesh ngushëllimi për Triumfin dhe familjen e tij.
Triumfi ishte vetëm 20-vjeçar dhe nga të gjithë njihet si një djalosh shumë i urtë dhe tejet punëtor.
Titulli ka mësuar se i ndjeri është nga komuna e Bujanocit, respektivisht fshati Verban, mirëpo që nga paslufta me familje jetonte në Fushë Kosovë.
Triumfi para dy vitesh ishte shpallë lojtari më i mirë në rajonin e Fushë Kosovës, ndërsa me Ferronikelin këtë vit ishte fitues edhe i Kupës së Kosovës në futboll./Titulli.com/