LPD ngushëllon familjen e futbollistit Triumf Shabani
Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) dhe udhëheqësi i saj Jonuz Musliu, i cili është njëherit edhe kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, me pikëllim të madh kanë marrë lajmin e hidhur për vdekjen e papritur të futbollistit të “Ferronikelit” të Kosovës, Triumf Shabani, i cili me origjinë ishte nga Verbani, Komuna e Bujanocit.
“Ndërrimi i jetës në fushë të lojës dhe në ditë të partë të muajit të bekuar të Ramazanit, tregon për shpirtin e pastër dhe të dëlirë të cilin e kishte i ndjeri Triumfi, një futbollistë 20 vjeçar me një perspektivë të shëndosh të futbollit shqiptar. Ndarja nga ne e djaloshit nga Verbani i Bujanocit, jo vetëm që është një humbje për familjen e tij, për “Feronikelin” e kolegët e tij, por edhe një mungesë për sukseset e mëtejme të futbollit shqiptar”, thuhet mes tjerash në kumtesën ngushëlluese të LPD-së dhe drejtuesit të saj Jonuz Musliut.
LPD i shpreh ngushëllime familjes Shabani, Ekipit të Futbollit “Ferronikeli” dhe gjithë atyre që e njohën e dëgjuan për sukseset e këtij djaloshi, i cili do të jetë gjithherë në zemrat tona, thuhet në ngushëllimin e LPD-së./Titulli.com/