Lokale
Shkurorëzimi si një pasqyrim i emancipimit
Numri i martesave këtë vit në Luginë është rritë krahasim me vitin e kaluar, po ashtu edhe numri i shkurorëzimeve është rritë në krahasim me gjashtëmujorin e vitit të kaluar.
Në vitin 2011 në komunën e Bujanocit kemi pasur 231 kurorëzime, ndërsa 33 shkurorëzime, kurse në Preshevë kemi pasur 272 kurorëzime.
Në gjashtë mujorin që e lamë pas kemi pasur 95 kurorëzime dhe shtatë shkurorëzime, çka do të thotë se në krahasim me gjashtëmujorin e vitit të kaluar këtë vit është rritur numri i kurorëzimeve, po ashtu edhe numri i shkurorëzimeve, pasi që në gjashtë mujorin e e vitit të kaluar kemi pasur 89 kurorëzime, ndërsa vetëm dy shkurorëzime.
Sipas sociologut Ragmi Mustafa, faktori kryesor që shtyn deri te shkurorëzimi është se ka filluar emancipimi i gruas dhe ajo më nuk i nënshtrohet burrit.
“Kanë qenë vitet e 90-ta kur kanë filluar për herë të parë të shkurorëzohen shqiptarët, përkatësisht burri dhe gruaja dhe ka konceptuar se gratë kanë filluar një evalvim me emancipimin e vet dhe më nuk i nënshtrohet burrit. Me gjithë atë nga viti 1990, deri më tash çështja e barazisë gjinore ka evolvuar jashtëzakonisht shumë, ku një pjesë e mirë e grave janë pavarësuar nga burrat dhe mund të vendosin vetë, dhe aq më tepër sa do të pavarësohen gratë do të ketë edhe më shumë shkurorëzime, sepse do gjinden në një pozicion të barabartë me burrat, përkatësisht roli i gruas ndër vite ka ndryshuar dhe po ndryshon edhe më tej”, thotë Mustafa.
Ai thotë se pjesa më e madhe e martesave dhe ndarjeve është mes shqiptarëve që jetojnë në Luginë me ata që jetojnë në Diasporë, dhe sipas tij problemi kryesor qëndron tek prindërit, pasi që ata parapëlqejnë më shumë që fëmijët e tyre të martohen me të rinjtë që jetojnë në Luginë.
“Pjesa më e madhe e martesave që bëhen është mes shqiptarëve që jetojnë në Luginë, dhe atyrëve që jetojnë në Diasporë. Shqiptarët e Diasporës duke dashur që të ruajnë lidhjen që kanë me vendlindjen, përkatësisht me njerëzit dhe tokën, të ruajnë identitetin e vet shqiptar dhe ta forcojnë këtë lidhje edhe më tepër, një pjesë e mirë e tyre parapëlqejnë që fëmijët e vet ti martojnë me bijtë që rritën në Luginë. Për këtë arsye bëjnë trysni ndaj fëmijëve të vet që ata patjetër të martohen me shqiptarë, aq edhe më tepër duhet të jenë nga vendlindja sepse njohin mentalitetit më mirë, marrëdhëniet shoqërore socioekonomike që ndodhin këtu, dhe njohin normat shoqërore, zakonet e Luginës, por që se ajo rini që është rritur në diasporë janë tërësisht kushte tjera të cilat ata e kanë ndërtuat identitetin e vet”, shton Mustafa.
Ndërkaq në Serbi numri i shkurorëzimeve ka shënuar një rënie të lehtë në krahasim me vitin e kaluar për 0.02%./Besa Ramadani/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/07/unaza.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!