Shkruaj një poezi për një kafe falas edhe në Bujanoc e Preshevë
Me rastin e 21 marsit, Ditës ndërkombëtare të poezisë, kompania "Julius Meinl" po realizon aksionin e tyre tradicional dhe ka ftuar adhuruesit e kafes që të paguajnë pijen e tyre të preferuar duke shkruar vargje poetike.Aksioni “Paguani kafen me vargje” po zbatohet në 1.250 kafe, bare, restorante e hotele në 35 vende të botës, duke përfshirë edhe Serbinë.
Vizitorët e rreth 40 lokaleve në Serbi, duke përfshirë edhe lokale në Bujanoc dhe Preshevë do të mund që sot të paguajnë kafenë me poezi, njofton Titulli.com.
Kompania “Julius Meinl” nga Vjena është njëra prej kompanive lidere në botë për përpunimin e kafesë, dhe me këtë aksion ajo dëshiron të kujdeset për raportin që ka me konsumatorët./Titulli.com/