Shkencëtari turk i firmës që zhvilloi vaksinën anti-COVID-19: Jeta normale kthehet dimrin e ardhshëm
Trupi dhe shëndeti

Shkencëtari turk i firmës që zhvilloi vaksinën anti-COVID-19: Jeta normale kthehet dimrin e ardhshëm

16.Nov.2020 09:55
0

Dr. Uğur Şahin, një nga themeluesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë BioNTech, e cila njoftoi prodhimin e vaksinës potenciale të zhvilluar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe u raportua të jetë 90 për qind e suksesshme, tha se jeta mund të kthehet në normalitet që nga dimri i ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Andrew Marr Show në BBC, shkencëtari turko-gjerman deklaroi se ai është i sigurt që me një vaksinë me ndikim kaq të lartë, transmetimi midis njerëzve do të ulet me 50 për qind dhe ndoshta jo me 90 për qind, dhe se edhe kjo do të zvogëlojë ndjeshëm përhapjen e pandemisë.

Ai theksoi se nëse gjithçka shkon mirë, vaksina do të fillojë të shpërndahet në fund të këtij dimri ose në fillim të vitit të ardhshëm, duke shtuar se qëllimi i tyre është të shpërndajnë të paktën 300 milionë doza në gjithë botën deri në prill.

Sipas tij, jeta normale mund të kthehet dimrin e ardhshëm, por shtoi se është e rëndësishme i gjithë programi i vaksinimit të përfundojë para vjeshtës së ardhshme.

Duke theksuar se muajt e verës gjithashtu do të ndihmojnë në luftimin e virusit me uljen e niveleve të infeksionit, Şahin tha se është e nevojshme që të arrihet një nivel i lartë i vaksinimit në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Ai deklaroi se efektet anësore të vaksinës ishin dhimbja që zgjati për disa ditë në vendin e shpimit dhe një ethe e lehtë që ka zgjatur për disa ditë te disa subjekte, duke shtuar se nuk kanë hasur në ndonjë efekt anësor serioz sa të ndalonte punimet.

Ndryshe, vaksina potenciale e zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe firmës bioteknologjike gjermane BioNTech, ku shkencëtari turk Prof. Dr. Uğur Şahin është partner themelues, u raportua të jetë më shumë se 90 për qind e efektshme kundër virusit.

Vaksina me emrin BNT162b1 u raportua të jetë testuar te 43.538 persona në gjashtë shtete dhe deri më tani nuk ka prodhuar shqetësime serioze të sigurisë.

Teksa vendet në gjithë botën garojnë për të nënshkruar kontrata për miliona doza vaksinash, BioNTech njoftoi më parë planet për të prodhuar 100 milionë vaksina globalisht deri në fund të vitit 2020 dhe rreth 1,3 miliardë doza të tjera deri në fund të 2021.

Pfizer dhe BioNTech tashmë kanë nënshkruar marrëveshje paraprake me SHBA-në, BE-në, Britaninë, Kanadanë dhe Japoninë për furnizimin e vaksinës.

Kompanitë kanë nënshkruar një kontratë prej 1,95 miliardë dollarësh për t'i siguruar qeverisë amerikane 100 milionë doza duke filluar nga ky vit.

Komisioni i BE-së njoftoi dje se së shpejti do të nënshkruajnë kontrata me këto kompani për të marrë deri në 300 milionë doza të vaksinës.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/gug-sahin.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Presidenti i Shqipërisë Meta i uron shërim të shpejtë kryetarit të Komunës së Preshevës
Komuna e Bujanocit shtrëngon masat ndaj Covid-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration