Shfaqje për fëmijë në Bujanoc
Në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc të enjten (më 26 nëntor) do të jepet shfaqja për fëmijë "Rona dhe Roni", përgatitur nga aktorë profesionistë nga Kosova.Shfaqja është organizuar në kuadër të manifestimit tradicional “Duart e vyeshme”, edhe është paraparë të jepet në dy termine, në ora 11:00h dhe në ora 14:00h.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët Besarta Fejza dhe Gani Rrahmani, regjinë e ka bërë Semira Latifi, ndërsa kostumografe e shfaqjes është Lea Hyseni.
Me këtë rast, ftohen prindërit që së bashku me fëmijët e tyre të vijnë dhe të argëtohen me situatat humoristike që do të sjellin aktorët profesionistë.
Në kuadër të manifestimit “Duart e vyeshme” të enjten në ora 17:00h do të hapet edhe ekspozita e nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.