Shefi i OSBE-së në Kosovë takohet me Daçiqin: E nevojshme të ruhet paqja
Shefi i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) në Kosovë, Michael Davenport, sot është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Kjo u bë e ditur nga kjo ministri, ku thuhet se në këtë takim është theksuar se sa e nevojshme është të ruhet paqja në Kosovë, duke iu kthyer dialogut.
“U theksua rëndësia e OSBE-së, veçanërisht në respektimin e parimit të statusit neutral”, thuhet në postimin e MPJ-së në Twitter.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/acic-davenport.jpg): failed to open stream: No such file or directory