Sevdail Hyseni nga Bujanoci, nderohet me çmimin e dytë në konkursin mbarëkombëtar të letërsisë satiriko-humoristike në Pogradec
Lokale

Sevdail Hyseni nga Bujanoci, nderohet me çmimin e dytë në konkursin mbarëkombëtar të letërsisë satiriko-humoristike në Pogradec

25.Sep.2021 07:39
0

Në qytetin e bukur liqenor të Pogradecit, në vendlindjen e dy personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli, u zhvillua program i Konkursit Mbarëkombëtar të Letërsisë Satiriko-Humoristike “Niko Nikolla”.

Organizator i këtij evenimenti të lartë kulturor ishte drejtoresha e Albanian Excellence znj. Flora Nikolla, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci” dhe të mbështetur nga Bashkia e Pogradecit.

Në një mbrëmje të madhe Gala, të zhvilluar në ambientet e mrekullueshme të Grand Hotelit, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga jeta institucionale dhe kulturore, juria shpalli fituesit e konkursit mbarëkombëtar të letërsisë satiriko-humoristike.

Nga 40 shkrimtarët pjesëmarrës në këtij nga gjitha viset shqiptare duke llogaritur edhe diasporën, me çmimin e parë në poezi u nderua Jani Duri nga Shqipëria dhe me çmimin e dytë në poezi u ndërsa Sevdail Hyseni nga Lugina e Preshevës. Dy çmime të tjera u ndanë në fushën e prozës humoristiko-satirike dhe dy të tjera nga drejtoria e Albanian Excellence.

Vlen të ceket se ky konkurs përveçse ka shpalosur artin e mirëfilltë të humorit, solli një sfide me vete siç është ajo e krijimit të një harte gjeografike për të gjithë autorët shqiptarë kudo nëpër botë që shkruajnë letërsi të mirëfilltë, një letërsi që brenda saj ka një filozofi të jashtëzakonshme të jetës, shkruan Ballkanweb.

Sipas një paraqitjeje të faqes së Albanian Excellenc: Emrat që konkurruan me krijimet e tyre në Konkursin Mbarëkombëtar të Letërsisë Humoristiko-Satirike “Niko Nikolla” ishin: Edi Goga, prozë- Shqipëri, Viron Graci, prozë-Shqipëri, Ilir Kadia – prozë Shqipëri, Lefter Çipa – poezi Shqipëri, Aleksandër Çipa – poezi -Shqipëri, Fatmir Musai – prozë Shqipëri, Bashkim Hoxha – prozë Shqipëri, Stefan Çapaliku – prozë Shqipëri, Durim Taçi -prozë Itali, Ilinden Spase – prozë Shqipëri, Dorianin Agalliu – prozë Shqipëri, Jani Duri – poezi Shqipëri, Agron Goga – prozë Shqipëri, Olsi Çala- prozë Shqipëri, Elma Dorezi – prozë Shqipëri Agim Doçi – poezi, Shqipëri, Flavio Duka – prozë Shqipëri, Ymer Nurka – poezi Shqipëri, Zana Gramshi – Komedi, Shqipëri, Sevdail Hyseni –Preshevë – poezi, Musa I. Ahmetaj- poezi, Kosovë, Vangjush Saro – poezi, Kanada, Arqile Garo – poezi, Greqi, Arif Mulliqi- poezi, Kosovë, Romelda Bozhani – prozë, Itali, Rashel Solomon – poezi, SHBA, Mario Caliva- poezi, Itali, Skënder Demolli – prozë, Greqi, Dashnor Kokonozi- prozë, Francë, Irena Luto – Komedi Angli e Imri Musliu-Kosovë – poezi, Hysen Kobellari- poezi Shqipëri, Kujtim Lapa – poezi.

Juria e vlerësimit të punimeve përbëhej nga Vangjel Kozma, shkrimtar, Rezear Xhaxhiu, gazetar, Migena Arllati, shkrimtare, Eritan Kamolli, Drejtor i Qëndrës Kulturore Lasgush Poradeci, Zamira Kita, aktore, Fatmir Toçi.

 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/evdail-hyseni-pogradec.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Misteri i llambës që qëndron ndezur që nga viti 1901
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration