Serwer me përfaqësues nga Bujanoci e Presheva: Beogradi të ofrojë vende të rezervuara në parlament për shqiptarët
Lokale

Serwer me përfaqësues nga Bujanoci e Presheva: Beogradi të ofrojë vende të rezervuara në parlament për shqiptarët

18.Oct.2022 19:28
0

Profesori i “John Hopkins University” dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serëer, ka shkruar pas takimit që ka pasur javën e kaluar me përfaqësues të Luginës së Preshevës.

Serwer ka thënë biseda me përfaqësuesit e Luginës e ka bërë atë të mendoj përsëri për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai në “peacefare.net” ka shkruar se reciprociteti duhet të jetë rregulla mbi të cilën ndërmerren veprime sa i përket dialogut. Kur e ka thënë këtë, Serwer ka përmendur faktin se në Kuvendin e Kosovës ka ulëse të rezervuara për serbët.

Sipas analistit amerikan, bazuar në këtë fakt, Serbia duhet të jetë e përgatitur që të ofrojë numër proporcional të ulëseve të rezervuara për shqiptarët në parlamentin e Serbisë.

 

“Reciprociteti është një parim themelor diplomatik. Vizitorët e mi më thanë se njerëzit në Departamentin e Shtetit preferojnë termin “simetri”. E pranoj se nuk e kuptoj ndryshimin. Çështja është se çfarëdo që të kërkoni nga dikush tjetër, duhet të jeni të gatshëm të jepni diçka të barabartë në këmbim, nëse ekziston një ekuivalent. Pra, nëse ka dhjetë vende të rezervuara për serbët në parlamentin e Kosovës (ka), Beogradi duhet të jetë i përgatitur të ofrojë një numër proporcional të vendeve të rezervuara për shqiptarët në parlamentin serb (ku sot nuk ka asnjë”, ka shkruar Serwer.

Ai ka thënë se reciprociteti duhet të implementohet edhe kur vjen puna tek Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Serwer ka thënë se Asociacioni s’duket të ketë më shumë autoritet ekzekutiv sesa ka një shoqatë e komuniteteve shqiptare në Serbi.

“Ky parim duhet të zbatohet edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që Beogradi dëshiron të formohet brenda Kosovës. Ajo nuk duhet të ketë më shumë autoritet ekzekutiv sesa një shoqatë e krahasueshme e komuniteteve shqiptare brenda Serbisë”, ka shtuar Serwer.

Profesori Serwer gjithashtu ka thënë se reciprociteti duhet të implementohet edhe sa i përket forcave ushtarake në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka rikujtuar faktin se ndërkombëtarët e kanë kufizuar Kosovën sa i përket vendosjes së ushtrisë në pjesën veriore. Serwer propozon që edhe Serbia duhet të kufizohet nga dislokimi i ushtrisë nga komunat me shumicë shqiptare.

 Derisa ka paraqitur dy harta përmes të cilave argumenton se situata “Sot nuk është kështu”./GazetaExpress/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/erver-bislimi.png): failed to open stream: No such file or directory
Premtimi i Escobarit në Departamentin e Shtetit, Kamberi: Na tha që marrëveshja s’ka alternativë
Ramadani shpall zgjedhjet për këshilla të Bashkësive Lokale të komunës së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration