Serbia ndërron mendje, njeh vetëm diplomat me vulë të UNMIK-ut!?
Lokale

Serbia ndërron mendje, njeh vetëm diplomat me vulë të UNMIK-ut!?

06.May.2014 19:29
0
Serbia hedh poshtë marrëveshjen e pranimit të diplomave të arritur me Prishtinën, pranon vetëm ato që janë lëshuar me vulën e UNMIK-ut. Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka “vërtetuar” se Rregullorja për njohjen në mënyrë të veçantë të diplomave dhe dokumenteve përcjellëse të arsimit të lartë si dhe programeve universitare nga territori i Kosovës të cilat nuk punojnë sipas planit dhe rregullores së Republikës së Serbisë, nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Në informacionin e marrë nga faqja zyrtare e gjykatës shtohet se Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën për pezullimin e zbatimit të disa akteve të veçanta si dhe punëve të nisura në bazë të këtyre rregulloreve, që donë të thotë se ato mbeten në fuqi, raporton Titulli. Gjykata shtyu publikimin e vendimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë” për gjashtë muaj nga data e sjelljes së saj, më 30 prill. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi në ditën e publikimit në “Gazetën Zyrate të Republikës së Serbisë”. Rregullorja e “kontestuar” ishte prurë në bazë të marrëveshjes mes grupeve të mëparshme negociatore të Prishtinës dhe Beogradit, Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviq. Me Rregulloren e Qeverisë së Mirko Cvetkoviqit nga marsi i vitit 2012-të është rregulluar njohje e veçantë e diplomave dhe vlerësim i programeve akademike të universiteteve nga Kosova të cilat nuk kryejnë veprimtarinë në përputhje me rregullat e Serbisë, me qëllim përcaktimin e të drejtës për vazhdimin e arsimit, respektivisht punësimit të diplomuarve në Kosovë gjatë kohëzgjatjes së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Dokumentacionet e arsimit të lartë të Univeritetit të Prishtinës të lëshuara në formular që mbajnë edhe vulën e UNMIK-ut, gjatë kohëzgjatjes së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vazhdojnë të vljenë në tërë territorin e Republikës së Serbisë, parasheh rregullorja kontestuese. Me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë nuk pranohen diplomat që nuk kanë vulën e UNMIK-ut, përderisa nuk dihet se çfarë do të bëhet me certifikatat e SPARK-ut që kanë dalë nga marrëveshja e arritur mes Prishtinës e Beogradit, tashmë e kontestuar. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese do të penalizojë shumë të rinj, veçanërisht ata nga Lugina që këto vitet e fundit, pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008, kanë diplomuar në Kosovë, e disa vetëm se kanë fituar certifikatën Evropiane, kurse shumë të tjerë janë në pritje të saj. Vlen theksuar se këta të rinj përveç mundit, investimit me mjete materiale, tani me këto diploma, sipas vendimit në fjalë nuk kanë të drejtë pune me diplomën e Kosovës e aq më pak vazhdimin e studimeve në Serbi./Titulli.com/
Më 14 Maj në Rahovicë përkujtohen dëshmorët e kombit
"Problemet e shqiptarëve të Luginës do të zgjidhen gjithnjë në koordinim me SHBA-të" (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration