Serbia jep 4200 euro për lindjen e fëmijës së parë, 5200 për të dytin, 27000 euro për të katërtin
Lokale

Serbia jep 4200 euro për lindjen e fëmijës së parë, 5200 për të dytin, 27000 euro për të katërtin

02.Oct.2024 17:09
0

Dje kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore në Serbi, me të cilat shtohen përfitimet për fëmijët e sapolindur.

Sipas ndryshimeve ligjore, për fëmijën e parë, shteti do të japë 4200 euro, për të dytin 5200 euro dhe për të tretin shuma do të jetë 19.200 euro. Për fëmijën e katërt, Serbia do të japë një shumë prej 27 mijë eurosh.

Edhe pse ligji ka hyrë në fuqi dje, ai do të zbatohet në mënyrë retroaktive, respektivisht do të vlejë për të gjitha gratë që kanë lindur që nga fillimi i vitit 2024.

Pagesa do të bëhet sipas detyrës zyrtare, që do të thotë se prindërit nuk do të humbasin kohë për të mbledhur dokumentacionin dhe dorëzimin e tij, por thjesht paratë do të arrijnë në llogarinë e tyre.

Edhe në Maqedoni ka kompensim për të porsalindurin, për fëmijën e parë dhe të dytë. Për fëmijën e parë është 5.000 denarë, ndërsa për të dytin 20.000 denarë.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/emia.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Në Winterthur të Zvicrës përurohet xhamia shqiptare (foto)
40 asistentë për nxënës me nevoja të veçanta nënshkruajnë kontratën me komunën e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration