Serbia arreston një person të dyshuar për “krime lufte” në Kosovë më 1999
Rajoni dhe Politika

Serbia arreston një person të dyshuar për “krime lufte” në Kosovë më 1999

03.Jul.2024 21:10
0

Policia serbe e ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e “krimeve të luftës” në vitin 1999 në Kosovë, tha të mërkurën ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq.

Në një njoftim për media, Ministria serbe nuk tregoi se shtetas i cilit vend është i arrestuari, por e identifikoi atë me inicialet F.K., 56 vjeç.

Ai dyshohet se ka kryer “krime lufte kundër pjesëtarëve të ushtrisë Jugosllave në Koshare në maj të vitit 1999”, sipas Daçiqit.

“Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar, dhe pas kallëzimit penal për veprën penale për krime lufte ndaj të burgosurve, kanë ndaluar per intervistim dhe procedim te metutjeshme te Prokurorise per krime lufte të dyshuarin F. K. (1968)”, thuhet në njoftim.

Nuk është e qartë se kur u arrestua ai.

Beteja e Koshares u zhvillua në komunën e Gjakovë gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitin 1999, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë së Serbisë.

 

Beteja zgjati disa javë në pranverën e atij viti, duke lënë dhjetëra luftëtarë të vrarë në të dyja anët.

Ndërkohë, autoritetet serbe i kanë arrestuar katër shtetas kosovarë së voni, duke i akuzuar për krime lufte.

Autoritetet kosovare e kanë cilësuar si arbitrare dhe të padrejta arrestimin në Serbi të qytetarëve kosovarë për akuzat për krime lufte. Ato e kanë kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre.

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar përmes një letre javën e kaluar homologes së vet serbe transferimin e shtetasve të Kosovës, që po mbahen në Serbi.

Por, të mërkurën, ajo tha se vështirë se Serbia do t’i përgjigjet kërkesës së autoriteteve kosovare për ekstradimin e shtetasve të Kosovës, për shkak të mosbashkëpunimit të vazhdueshëm juridik.

 

Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova ka juridiksion të njohur ndërkombëtarisht mbi trajtimin e veprave që kryhen brenda territorit të saj.

Serbia, në strategjinë e vet kombëtare 2021-2026 për ndjekje të krimeve të luftës, pretendon se ka juridiksion për të vënë drejtësi për krimet e kryera gjatë konflikteve të armatosura në vitet ’90.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/acici.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Deimel, pasardhësja e Borell: Shkëmbimi territorial mes Kosovës dhe Serbisë në agjendë
23 vjet nga marrëveshja për paqe mes Maqedonisë dhe kryengritësve shqiptarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration