Sekretari Kurtoviq lëshoi seancën konstituive të Këshillit Kombëtar Shqiptar
Nevzad Lutfiu është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar sipas marrëveshjes së subjekteve politike në Luginën e Preshevës, pas zgjedhjeve të mbajtura më datën 7 maj 2023.
E gjatë procesit të zgjedhjes së Lutfiut, sekretari i Ministrisë së Kthimit dhe Komuniteteve të Serbisë, Rejhan Kurtoviq, ka lëshuar takimin konstituiv të Këshillit Kombëtar Shqiptar që sot zgjedh kryetarin Nevzad Lutfiu, sipas marrëveshjes së subjekteve politike në Luginë të Preshevës.
Kërkesa e Kurtoviq ishte që të vendosej flamuri serb ose të hiqeshin flamuri i Shqipërisë ai i ShBA-së si dhe flamuri gjerman dhe i BE-së. Por, pas një konsultimi disaminutësh, palët kanë rënë dakord që fjalimi i sekretarit të mbahet në anën tjetër të sallës, ku në prapavijën e tij nuk shihej asnjë flamur, ndonëse ishin në sallë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ksh-konstituimi-23.jpg): failed to open stream: No such file or directory