Salihu: Transparenca e kuvendit komunal në Bujanoc do të përmirësohet (video)
Lokale

Salihu: Transparenca e kuvendit komunal në Bujanoc do të përmirësohet (video)

05.Mar.2018 08:12
0
Kryetari i kuvendit të komunës së Bujanocit, Adnan Salihu është i përkushtuar se do të jetë më i afërt me qytetarët e komunës dhe çdo here do të jetë i gatshëm të dëgjoj zërin e tyre brenda institucionit vendimmarrës lokal.

Ai gjatë një interviste për Titulli.com tha se zyra e tij do jetë e hapur ndërsa angazhimi i tij do të vazhdojë edhe në fushën e transparencës.

”Seancat e kuvendit komunal përcillen drejtpërdrejt nga televizionet si dhe gjatë seancave të gjithë gazetarët kanë të drejt ti përcjellin andaj në momentin që shoh të shfaqet ndonjë pengesë patjetër se unë do të reagoj”, deklaroi Salihu.

Në ueb-faqen e komunës janë të publikuar emrat dhe kontaktet e 41 këshilltarëve të kuvendit mirëpo mungojnë vendimet e këtij institucioni për të cilat qytetarët nuk janë të njoftuar, shkruan Titulli.com.

“Po ashtu do të angazhohem që vendimet të cilat aprovohen në kuvendin komunal të publikohen edhe në ueb-faqen e komunës së Bujanocit që qytetarët të kenë qasje sa më të mirë në vendimet të cilat aprovohen”, u shpreh Salihu.

Kryetari organit vendimmarrës të komunës së Bujanoci, Adnan Salihi në pyetjen e Titulli.com se a ka mundësi teknike që kuvendi komunal të publikojë transkriptën e diskutimeve u shpreh se do të punojë në atë drejtim për të treguar më shumë transparencë.

“Publikimi i transkriptës së kuvendit komunal do të shqyrtohet dhe do të shikohen mundësit teknike se sa do të mund të realizohet por do të mundohem ta bëjë të mundur edhe këtë”. Theksoi Salihu.

Propozimet e këshilltarëve opozitarë shpesh herë nuk merren parasysh nga udhëheqësia e kuvendit edhe pse ndoshta mundë të jenë në interes të komunitetit mirëpo Salihu thotë se ata përfaqësojnë vet popullin dhe kërkesat e tij e duhet respektuar.

“Të gjithë këshilltarët të kuvendit janë zgjedhur me votat e qytetarëve dhe se çdo këshilltar e përfaqëson dikend apo vendin e tij andaj unë do të angazhohem që ti plotësoj kushtet që secili këshilltar qoftë pozitë apo opozitë të jenë të barabartë”, theksoi Salihu.

Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit numëron 41 këshilltarë ndërsa udhëhiqet nga një pozitë qeverisëse e përzier shqiptaro-serbe.

Adna Salihu është zgjedhur kryetar i kuvendit komunal të Bujanocit më 23 Shkurt të vitit 2018 dhe ka zëvendësuar pozitën e të ndjerit Jonuz Musliu.

“Pas vdekjes së kryetarit të ndjerë Jonuz Musliut nuk ishte aspak e lehtë të marr këtë detyrë pikërisht në kulmin e veprimtarisë së tij sepse kemi qenë bashkëpunëtor kohë të gjatë”, kujtoi Salihu./Titulli.com/

Veprimtarë nga Lugina dikur armiq të ish Jugosllavisë, tani nuk i njeh Kosova (video)
Bujanoci më i prekur se Presheva nga epidemia e fruthit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration