Sa vota morën dy listat shqiptare në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2023
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura të dielën e 17 dhejtorit morën pjesë dy lista shqiptare nga Bujanoci e Presheva prej të cilave Shaip Kamberi e ka siguruar një ulëse në parlamentin e Serbisë, shkruan Titulli.com.
Sipas rezultatit të përpunuar prej 7.838 nga 8.273 vendvotime nga Komisioni Republikan Zgjedhor lista “Beteja e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi” ka fituar 13.434 vota ndërsa lista "Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” Visar Mehmeti ka fituar 3.152 vota.
Rezultate akoma nuk janë zyrtare nndërs fituesi i mandatit shqiptar, Shaip Kamberi ka festuar fitoren e zgjedhjeve.
Në këto zgjedhje Lista e Partisë Përparimtare Serbe “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 46.6 për qind të votave, që nënkupton 129 ulëse në Parlament./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-visari.jpg): failed to open stream: No such file or directory