Rusia i dhuron Preshevës një autocisternë për zjarrfikësit (Foto)
Lokale

Rusia i dhuron Preshevës një autocisternë për zjarrfikësit (Foto)

18.Sep.2015 23:25
0
Ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, të enjten, në selinë e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse (SRHC) në Nish, i pranoi çelësat e pesë autocisternave për fikjen e zjarrit, të cilat i ka siguruar Rusia për Serbinë.

Një automjet menjëherë do të dërgohet në Preshevë, ndërsa tjetri në Kanjizhë, ku gjenden refugjatët, është thënë gjatë dorëzimit të çelësave, ndërsa tre automjete do të dërgohen në parqet nacionale.

Siç raporton agjencia Tanjug, Stefanoviq, duke falënderuar donatorët tha se ky është vetëm një hap i bashkëpunimit të përbashkët i cili do të zhvillohet më tej përmes modeleve të reja, transmeton Tituli.com.

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Çepurin ka thënë se ky është një gjest simbolik, por i sinqertë dhe i hapur, duke shtuar se ndihma do të dërgohet në vendet ku gjenden refugjatët.

Vlera e pesë autocisternave është rreth tre milion dollarëve, ndërsa vlera e katër moduleve për shuarjen e zjarreve në vendet e paarritshme është rreth 80.000 dollarë. /Titulli.com/ 

Foto: Tanjug

Përfundon protesta në Preshevë, marrin pjesë rreth 200 qytetarë (Video)
Gjinekologia Zeqiri e arratisur nga Kosova ushtron veprimtarinë në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration