Rrëmbimi i Euridikës,  libri më i ri i poetit nga Presheva
Lokale

Rrëmbimi i Euridikës, libri më i ri i poetit nga Presheva

27.Feb.2018 11:28
0
Në prag të përvjetorit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992, për Autonomi Politiko- Territoriale, me të drejtë bashkangjitje Kosovës, Shtëpia Botuese " Lena " në Prishtinë, në përgatitje të Galaktika Poetike Atunis", botoi librin më të ri me poezi për të rritur me titull "Rrëmbimi Euridikës" me autor, Bilall Maliqi nga Presheva.

Redaktor i librit, shkrimtari dhe studiuesi i njohur Agron Shele, recensent poeti, publicisti dhe përkthyesi i njohur Peter Tase, lektore poetesha dhe përkthyesja Juljana Mehmeti, si dhe korrektor shkrimtari Luan Maloku.


“Në këtë rast e falënderoj përzemërsisht edhe sponzorin e librit Armend Ibrahimin, pronari i "United Motel" në Prishtinë, që bëri të mundshëm botimin e librit, dhe shtypshkronjën "Lena Grafik" për punën e tyre profesionale. Faleminderit për të gjithë ju që kontribuat që libri im të del në dritë”, është shprehur Maliqi.

 

Recesenti i librit Agron Shele, shkrimtar: Rrëmbimi i Euridikës apo arratisje drejt kozmosit të ndjenjave 

Duke lexuar vëllimin më të ri poetik “Rrëmbimi Euridikës” të autorit Bilall Maliqi, një vëllim me lirika, kupton se përbrenda gjithë këtij opusi kemi një prurje estetike, e cila i thur lajmotiv ndjenjës më sublime e të sinqertë njerëzore, vetë dashurisë.

Që në fillim autori qendërzon këtë vlerë shpirtërore si ornament dhe ndjenjë e pëtrejshpirtshme, ku përmes vargjeve e ngre atë në shkallën më të lartë sipërore, gati hyjnore, dhe e gjithë kjo si frymë e shprehi e atij pathosi të madh që ndjek jetën deri në të fundit amshim.

Përmes figuracionit të pasur, simbolikës së përdorur, harmonizimit shiprtëror me atë natyror përfotohen forma dhe kuptime të thella sentimentale, grishëse dhe kumbuese për vetë zhanrin poetik të përcjellur. Në mbarë këtë vëllim ndeshim të gjitha stinët, pranverën e lulëzuar por dhe vjeshtën e përmalluar, zjarrin e prushëzuar të verës, por dhe bardhësinë akullnajore të dimrit dhe e ndërthurur me elementet mitologjike, e cila diku ringre nga valëzimi det një Venerë e diku tjetër përhumb e vdes një Euridikë bëhet dhe më tërheqës për lexuesin, si prurje, gjetje e beftë dhe risi e sjellur.

Autori Maliqi ka kohë që është shfaqur në artin poetik dhe është publikuar në shumë revista e antologji të ndryshme, sprovë kjo që lidhet me pjekurinë e lartë dhe profesionalizmin , shkallë vitaliteti që e konsolidon dhe më tepër përmes veprës së tij më të fundit. Kjo përvojë krijon hapësirën e duhur për të operuar në larminë jetë, për të strukturuar një vepër të mirëfilltë, për të ndjekur një bosht të mirëpërcaktuar dhe për të hedhur ide të qarta në formë dhë përmbajtje.

Në sinkron të plotë me përmbajtjen dhe vetëdijen e plotuar modelohet zhanri i përzgjedhur, si formë aprirori dhe hapësirë e pafundme, konkretisht lirizmi poetik, si ngjyrim, muzë, mesazh dhe elokuencë.

Leximi i poezive kalon nëpër shkallë krahasimi dhe shtrirje kohore, simbolikë e ardhur përmes Eratos (Muzë e poezisë erotike), Afërditës (perëndesha e dashurisë), Polimnia ( Një nga nëntë muzat e shenjta), nimfave të ndryshme, etj., dhe e gjithë kjo për të mitizuar ndjenjën dhe ngritur atë në poltronet më të larta të qiellit.

 

“Nga pullazi i kohës

Rrëshqasin stinët 

Kohët veshin

E zhveshin lëkurat” 

Në vetëm pak vargje shfaqet një hapësirë kaq e madhe kohore, e cila zbret e ndërron stinët, vesh e zhvesh lëkurët pemë, gjithmonë në përsiatje, pa ndalim, përherë magjishëm e më me madhështi.

Kështu është dhe dashuria, një ndjenjë që përshkon të gjitha ngjyrat, të gjitha gjendjet, të gjithë akuartitetin tingull, zjarr dhe akull, kolor dhe hijëzim që trondit kujtesën, dëshirë e fshehtë dhe pasion.

Në të tjera poezi autori ruan të njëjtën frymë përshkruese, të njëjtin ritëm, një sensualitet që varion varg pas vargu dhe himnizon dashurinë, si vlerë e lartë shpirtërore dhe kuptim i thellë i gjithë përcepëtimit të ndjesive.

Leximi i këtij vëllimi poetik mbart gjurmë të thella në memorie, të shëtit në fanfarën e një bote që përthyhet muzave për të rrezatuar shkëlqimin dhe tejpashmërinë e gjithë atij mediativiteti lirik, të cilin autori Bilall Maliqi e sjell plot dritë, finesë, lakonizëm dhe metafrazë të gjithë kupitmeve dhe vazhdimit të vetë risisë jetë.

 

Agron Shele, shkrimtar

 

Bujanoc: Shkollat me ngrohje stabile, komuna me buxhet edhe të emergjencës
Ramadani: Rrugët në komunën e Bujanocit po pastrohen, qytetarët ankohen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration