Rreth 61 mijë shqiptarë jetojnë në Serbi ( statistika)
61 mijë e 687 shqiptarë jetojnë në Serbi, sipas statistikave të fundit që kanë dalë nga regjistrimi i popullsisë në tetor.
Komuna me më së shumti shqiptarë është ajo e Preshevës dhe numri më i ulët është në Medvegjë, përcjell Titulli.com.
Në Preshevë banojnë 31.340 banorë, në Bujanoc banojnë 25 mijë e 465, ndërsa në Medvegjë janë 905 të tillë.
“Numri i përgjithshëm i shqiptarëve që jetojnë në Serbi nga regjistrimi fundit del të jetë 61.687 (gjinisë mashkullore 30.942, gjinia femërore 30.745) banorë rezidentë ose 0.93% nga numri i përgjithshëm i popullsisë prej 6.647.003”, ka thënë zëvendëskryeshefi i Administratës Komunale në Preshevë, Hevzi Ramadani.
Në qytetet e tjera të Serbisë jetojnë 3977 shqiptarë, përcjell Titulli.com.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/MG_4787.jpeg): failed to open stream: No such file or directory