Rizgjedhja e drejtorit, dridh koalicionin në Preshevë
Lokale

Rizgjedhja e drejtorit, dridh koalicionin në Preshevë

21.Jun.2014 12:17
0

Posti i drejtorit të shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë ka nxitë mosmarrëveshje në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës në këtë komunë.

Me rizgjedhjen e Naser Nuredinit në postin e drejtorit të shtëpisë së kulturës kanë nisur edhe plasaritjet në koalicionin qeverisës, sidomos me partnerin Bashkimin Demokratik të Luginës (BDL).

Ky subjekt që qeverisë së bashku me Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Rilindjen Demokratike (RD) nuk ka dhënë votën për drejtorin Naser Nuredini.

Rizgjedhja edhe për një mandat në këtë detyrë e drejtorit ka nxitur debate në mes të partive në koalicion gjatë seancës së Kuvendit Komunal që u mbajt të premten në Preshevë, raporton Titulli.

Kryetari i Kuvendit dhe i Rilindjes Demokratike Ramiz Latifi me këtë rast është shprehur se drejtori është rizgjedhur dhe rasti në fjalë nuk duhet të ndikojë në plasaritjen e koalicionit, me që postet më herët janë ndarë sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Nga ana tjetër Bashkimi Demokratik i Luginës në seancën e së premtes kishte edhe kundër kandidatin e saj për postin e drejtorit të shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica”.

Në fund, pas votimit, me 20 vota pro dhe 1 kundër në postin e drejtorit të këtij institucioni publik u rizgjodh Naser Nuredini.

Vlen theksuar se BDL në koalicionin e Preshevës me Skender Destanin, udhëheqësin e këtij subjekti, mbanë postin e zëvendës kryetarit të komunës së Preshevës./Titulli.com/

Shtrenjtohet sigurimi i makinave, nga 1 korriku mbi 60 për qind më shtrenjtë
Bujanoc: Një shqiptar i plagosur si pasojë e zënkës mes të rinjve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration