Rihapet për vizitorë Muzeu i Arsimit në Korçë
Kulturë

Rihapet për vizitorë Muzeu i Arsimit në Korçë

15.Mar.2021 11:48
0

Muzeu i Arsimit në Korçë ka rihapur dyert për vizitorë. Objekti i gurtë që gjendet në qytetin juglindor të Shqipërisë është adresa e historisë së filleve të mësimit në shqip. Pos rihapjes pas dëmtimeve që kishte pësuar nga tërmeti i nëntorit të 2019-s, Muzeu i Arsimit është rikonceptuar dhe ofron edhe mundësi të shëtitjes digjitale nëpër historinë e arsimit në gjuhën shqipe, që nisi po aty në mars të vitit 1887

E njohur si ndërtesa e Shkollës së Parë Shqipe dhe Mësonjëtores, Muzeu i Arsimit në Korçë ka rihapur dyert për vizitorë. Objekti i gurtë që gjendet në qytetin juglindor të Shqipërisë është adresa e historisë së filleve të mësimit në shqip. Pos rihapjes pas dëmtimeve që kishte pësuar nga tërmeti i nëntorit të 2019-s, Muzeu i Arsimit është rikonceptuar dhe ofron edhe mundësi të shëtitjes digjitale nëpër historinë e arsimit në gjuhën shqipe, që nisi po aty në mars të vitit 1887. Ky muze bashkë me Muzeun Arkeologjik të këtij qyteti ishin mbyllur për vizitorë si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, gjatë ceremonisë së rihapjes së Muzeut të shtunën, ka thënë se është në Korçë jo për të prerë një shirit, por për të nderuar një simbol përpjekjeje, dijeje e lirie.

“Bashkë me deputetin dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo, hapëm dyert e Mësonjëtores-Muzeun e Arsimit në Korçë, e restauruar dhe rikonceptuar, e shndërruar në një hapësirë kujtese bashkëkohore”, ka thënë Margariti.

E kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka thënë se transformimi dhe modernizimi i Mësonjëtores së Parë Shqipe është një vlerë e shtuar për Korçën.

“Një punë fantastike, që ka ndërthurur më së miri vlerat historike me teknologjinë bashkëkohore. Një tjetër arsye për të vizituar Korçën”, ka thënë ai. Historia e kësaj ndërtese, që është edhe monument kulture, është e lidhur me fillet e arsimit në gjuhën shqipe.

Më 1885, Naim Frashëri si zyrtar në Ministrinë e Arsimit në Stamboll, me të vëllanë, Sami Frashëri dhe me shqiptarë të tjerë me ndikim ia dolën të siguronin lejen nga Sulltani për hapjen e një shkolle private shqipe për djem në Korçë. Mbështetja financiare u mundësua edhe nga mërgata e Rumanisë, nga anëtarët e Shoqërisë "Drita" të Bukureshtit, ndërsa shqiptarët e Stambollit vendosën që drejtor i shkollës të ishte Pandeli Sotiri. Mjedisi ku shkolla u vendos ishte shtëpia e dhuruar nga Diamant Terpo. Patrikana e Stambollit refuzoi që të mbahej mësim në gjuhën shqipe në shkollat ekzistuese greke të komunitetit ortodoks të Korçës. Sotiri u dërgua në Korçë dhe e çeli shkollën më 7 mars 1887. Tekstet e shkollës i mundësonin vëllezërit Naim e Sami Frashëri dhe shumë shqiptarë të tjerë. Gjatë vitit 1887 Sotirit iu desh ta linte Korçën dhe administrimi i shkollës u kaloi Petro Nini Luarasit dhe Thanas Sinës. Autoritetet osmane u dhanë leje vetëm të krishterëve shqiptarë që të ndiqnin mësimdhënien në këtë shkollë, por shqiptarët nuk iu bindën lejes dhe lejuan fëmijët myslimanë që të mund të ndiqnin mësimet. Vitet e para në shkollë u regjistruan rreth 200 nxënës të besimit mysliman dhe të krishterë. Sipas të dhënave, më 1888 shkolla kishte 100 nxënës të krishterë dhe 60 myslimanë.

 

Pandeli Sotiri e filloi mësimin fillimisht me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore, si dhe katër klasa të rregullta. Lëndët mësimore ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/): failed to open stream: No such file or directory
Një dalje në hapësirë… Astronautët evitojnë rrjedhjen e amoniakut toksik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration