Rexhepi pas shpalljes së fitores në Bujanoc: Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme!
Driton Rexhepi, nga lista 'Fronti për Ndryshim@ pas shpalljes së fitores në zgjedhjet lokale më 1 qershor në Bujanoc ka falënderuar votuesit.
Postimi i tij në Facebook:
Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme!
Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit.
Shumë pak të shprehësh vetëm falenderime për qytetarët të cilët na votëbesuan pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit, as nga joshjet e miklimet për favore!
Nderime pa fund për shokët e miqtë e mi të shumë brezave e shtresave e bashkëpunëtorët e kaq viteve politikë, të cilët nuk u shkëputën as një minutë e centimetër nga lufta krah meje!
Do bëjmë gjithçka që Bujanoci të fitojë.