
Regjisori Valton Jakupi nga Bujanoci nominohet për çmimin "Harpa 2016" në Tiranë
Regjisori dhe aktori Valton Jakupi nga komuna e Bujanocit është nominuar në mesin e shumë personaliteteve që të dekorohet me çmimin "Harpa 2016" nga Fondacioni Harpa që ka për qëllim përjetësimin, propagandimin e kulturës dhe trashëgimisë Shqiptare.Çmimet Harpa, vijnë në një aktivitet të përvitshëm që Fondacioni “Harpa” organizon prej disa vitesh.
Këto çmime janë themeluar si një hapësirë në shenjë mirënjohjeje për personalitetet e artit, kulturës, letërsisë, si dhe biznesmenë, institucione e politikanë që i ndihmojnë dhe zgjerojnë këto fusha.
-Çmimi i Madh Harpa
-Njeriu i vitit
-Shkrimtari më i mirë
-Poeti më i mirë
-Aktori/ regjisori i vitit
-Instrumentisti më i mirë
-Grupi më i mirë artistik
-Politikani më i mirë
-Sipërmarrësi i vitit
-Editori i vitit
-Gazetari më i mire