Refugjatët nuk do të mërdhihen, do të kenë ilaçe dhe ushqim
Ministri për Punë dhe Çështje Sociale në Serbi, Aleksandër Vulin ka deklaruar se punimet e zgjerimit të kapaciteteve në qendrën e Pranimit në Shid dhe Preshevë do të jenë gati për disa ditë.Në Preshevë punimet janë në fazën e fundit dhe mundë të thuhet se ekziston hapësirë për më shumë se 1000 njerëz, tha Vulin për RTS.
Ai duke folur për fluksin e refugjatëve potencoi se buxheti i shtetit nuk mundë t’i përballojë kësaj dhe se punët që po zhvillohen ato po ndihmohen nga Komisioni Evropian dhe donatorë tjerë, transmeton Titulli.com.
Vulin përsëriti se Serbia do të vazhdojë të sillet me humanitet ndaj refugjatëve pavarësisht që pritet një numër ma i madh njerëzish.
“Fëmijët ë tyre nuk donte mërdhihen askush nga ata nuk do të mbese pa ilaçe dhe ushqim. Serbia ka marrë obligimi që të zgjerojë kapacitetet e pranimit deri në 6000 persona dhe me siguri të plotë atë do ta vërtetojmë”, theksoi Vulin./Titulli.com/