Reagon kryetari i kuvendit komunal të Bujanocit Ajredin Hyda
Lokale

Reagon kryetari i kuvendit komunal të Bujanocit Ajredin Hyda

21.Jun.2012 12:48
0
Ajredin Hyda, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit ka mohuar faktet e përmendura nga Koalicioni pas zgjedhor PVD, LPD dhe UDSH se në seancën e ditës së mërkurë janë shkarkuar 66 shqiptarë nga këshillat drejtuese të ndërmarrjeve publike në Bujanoc. Sipas Hydës, në seancën e djeshme të kuvendit komunal është bërë vetëm ndërrimi i anëtareve të këshillave drejtuese dhe mbikëqyrës të cilët delegohen nga administrata lokale. “Në këshillat drejtuese të ndërmarrjeve publike në Bujanoc janë shkarkuar 34 anëtarë, dhe këshillat mbyqyrës 20 anëtar të cilët ishin të deleguar nga administrata lokale dhe janë emëruar anëtarët e rinj sipas marrëveshjes për qeverisje lokale”, deklaroi Hyda për Titullin. Kryetari , Ajredin Hyda  gjatë bisedës tha se kuvendi komunal ka emëruar 41 anëtar të rinj shqiptar dhe 13 anëtar serb nëpër ndërmarrje publike. “Për këshillat drejtuese janë emëruar 24 anëtar shqiptarë dhe 10 serb, ndërsa për këshillat mbikëqyrës  kuvendi ka emëruar 17 anëtar shqiptarë dhe 3 serb”, tha Hyda. Në reagimin e koalicionit shqiptar pas zgjedhor PVD,LPD dhe UDSH të përbërë nga 17 këshilltarë është përmendur edhe ndërprerja e punëve të dy projekteve kapitale, asfaltimi i rrugës Tërnoc-Breznicë dhe asaj nëpër Muhoc,  gjë që është kundërshtuar nga kryetari i Kuvendit  Komunal Ajredin Hyda. Ai shpjegoi se qeverisja e mëparshme ka nënshkruar kontratën prej 88 milion dinarë e jo siç patën deklaruar ata gjatë fushatës  parazgjedhore  144 milion dinarë për projektin e rrugës Tërnoc-Breznicë, ndërsa ata kanë pasur mbulesë vetëm 10 milion dinarë, përfundoi Hyda. Hyda shtoi se ky projekt nuk do të ndërpritet dhe punimet e rrugës do të vazhdojnë sipas planit të paraparë. Sipas Ajredin Hydës,  sa i përket asfaltimit të rrugës në fshatin Muhoc, punimet janë ndërprerë për shkak të cilësisë së dobët të punës. “Asfaltimi i rrugës në fshatin Muhoc është ndërprerë përkohësisht për shkak se organi mbikëqyrës ka konstatuar se kualiteti i punës ka qenë i dobët dhe se punët do të vazhdojnë”, potencoi Hyda. Kuvendi Komual i Bujanocit  numëron 41 këshilltarë dhe qeveriset nga Partia Demokratike dhe partnerët tjerë të koalicionit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/kuvendi-komunal-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Hapet pompa e Benzinës “Cuki”, punëson 10 punëtorë
Semimaturantë, këtu mund të shihni rezultatet e testeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration