Reagon administrata komunale ndaj qëndrimeve të PVD-së në Bujanoc
Në emër të Shërbimit të Kuvendit Komunal përmes një emali të dërguar nga Arbër Pajaziti, shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit lëshohet një kumtesë si reagim ndaj shkrimit të publikuar për emërtimin e sheshit në Bujanoc.Në këtë reagim thuhet se ftesa për pjesëmarrja në komision i është dërguar edhe dy anëtëravë të opozitës në Bujanoc.
REAGIM në artikullin “Mashtrimi i radhës i pushtetit” të Ragmi Mustafës, shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së, shpallur në portalet lokale më 12 janar 2016.
Në seancën e fundit të Kuvendit komunal të Bujanocit të mbajtur më 28.12.2015, këshilltarët nga radhët e PVD-së, e kanë përsëritur kërkesën e tyre për ndryshimin e emërtimit të Sheshit të qytetit të Bujanocit nga “Karagjorgje Petroviq” në Sheshi “Skënderbeu”.
Pas një pauze dhe konsulte në zyrën e Kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit dhe shefave të grupeve të këshilltarëve, u akorduan që të mbahet një seancë e Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në qytetin e Bujanocit dhe që seanca e komisionit të mbahet më 11 janar 2016 (e hënë) në ora 14,00. Shërbimi i Kuvendit komunal me datën 31.12.2015 ka bërë ftesat për të gjithë anëtarët e komisionit dhe i ka dërguar përmes komunikuesve në adresat e caktuara.
Ditën e hënë, me 11. Janar 2016 në ora 14,00, është mbajtur seanca e komisionit ku morën pjesë dy anëtarë nga radhët e partive politike shqiptare dhe tre anëtarë nga radhët e partive politike serbe. Në këtë seancë munguan dy anëtarët e komisionit: Driton Rexhepi (PVD) dhe Basri Veseli (UDSH).
Sipas dëshmisë nga fletëkthesa, shihet se edhe njëri edhe tjetri e kanë marrë materialin për seancë, njëri me 5 janar e tjetri me 11 janar 2016. Fletëkthesa për Ftesën e 11 janarit 2016 i ka arritur shërbimit të kuvendit në po këtë ditë rreth orës 9 të mëngjesit dhe është e vërtetë se është pak me vonesë, por seanca është mbajtur në ora 14,00, çka do të thotë se anëtari i komisionit ka pasur mundësi të prezantoj në seancë, të jap vërejtje për marrjen e materialit me vonesë dhe të jap propozimet për pikën e rendit të ditës për të cilën ishte ftuar seanca.
Si shtojcë të reagimit kemi bashkangjitur Ftesëdërgesën mbi pranimin e ftesës për seancën e datës 11.01.2016.
Bujanoc, 14.01.2016
Shërbimi i Kuvendit komunal të Bujanocit