Raportuesja e Parlamentit Evropian Cramon: Kosova dhe Serbia të shqyrtojnë seriozisht ofertën e Parisit dhe të Berlinit
Rajoni dhe Politika

Raportuesja e Parlamentit Evropian Cramon: Kosova dhe Serbia të shqyrtojnë seriozisht ofertën e Parisit dhe të Berlinit

17.Oct.2022 10:46
0

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet ta shqyrtojnë seriozisht ofertën e Parisit dhe Berlinit, sepse “është e mundshme që oferta e radhës të mos jetë më e mirë se paraprakja”.

Në një deklaratë për gazetën serbe “Nova”, Von Cramoni tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë “kompromis të qëndrueshëm dhe të gëlltisin disa pilula të hidhura në rrugën përpara”, transmeton Klankosova. 

“Ne e mbështesim plotësisht dhe në mënyrë të palëkundur punën e Miroslav Lajçakut dhe besoj se qëllimi mund të jetë real”, tha eurodeputetja, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares se i dërguari i BE-së për dialogun, Lajçak, pret që marrëveshja ndërmjet dy vendeve të arrihet deri në fund të vitit 2024.

Ajo vlerësoi se Serbia sot është “më së largu nga BE-ja që nga viti 2000”. “Unë nuk jam e sigurt se njerëzit në Serbi e dinë se reputacioni i Serbisë është më i keqi që nga viti 1999”, tha mes të tjerash Viola von Cramon.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ramon-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ish-ministri francez: Pjesët me shumicë serbe në Kosovë duhet t’i takojnë Serbisë
Certifikohet lista"Partia Demokratike Shqiptare-Dr.sc Ragmi Mustafa"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration