Rama, thirrje diasporës së Greqisë: Dua votën tuaj që ta bëjmë Shqipërinë e 2030, anëtare të BE-së! (video)
Nga Selaniku ku po mban takimin e dytë me shqiptarët e Greqisë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje që këtë pranverë të votojnë për partinë që ai udhëheq.
Rama pranoi se ky është një premtim i dhënë prej kohësh, por shtoi se vota e palës tjetër politike ishte domosdoshme në mënyrë që tashmë diaspora shqiptare të votojë nga aty ku jeton.
Kryesocialisti kërkoi ndihmën e diasporës për ta bërë siç u shpreh ai, Shqipërinë e 2030-ës, anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.
“Kjo është një ditë e veçantë për mua, edhe për një arsye tjetër. Ju sot këtu nuk jeni thjesht, bashkatdhetarë, jashtë atdheut me një të drejtë vote në Shqipëri që kush ka mundur e ka ushtruar duke marrë rrugën për të ardhur. Sot ju jeni votues që për herë të parë, do të merrni pjesë në zgjedhjet politike të Shqipërisë, duke gëzuar të drejtën të votoni këtu ku jeni nga shtëpia juaj. Ju e dini, më është dashur të përpiqem gjatë... me partinë tonë për ta bërë realitet edhe këtë premtim të dhënë kohë më parë, të cilin nuk e mbajtëm dot për një kohë jo të shkurtër, sepse pa marrë votat e domosdoshme të palës tjetër për ligjin e zgjedhjeve ishte e pamundur... Në pranverën e ardhshme, ju kërkoj votën tuaj nga Greqia, për ta bërë Shqipërinë e 2030, anëtarë me të drejta të plota në BE." (A2 Televizion)
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ama-greqi.jpg): failed to open stream: No such file or directory