Ragmi Mustafa, rizgjidhet kryetar i PDSH-së, kandidat për kryetar të komunës në Preshevë?
Ragmi Mustafa është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në zgjedhjet brenda partisë dhe rezultati i votimit ishte në favor të Ragmi Mustafës 102 vota dhe për kundër kandidatin Ilir Sadriun ishin 53 vota të delegatëve.
Mustafa ka falënderuar delegatët e partisë së tij dhe është shprehur se PDSH respekton mendimin ndryshe, shkruan Titulli.com.
“Të dashur delegatë të Kuvendit të shtatë zgjedhor, faleminderit për mbështetjen Tuaj në rizgjedhjen për kryetar të PDSH-së. Është hera e dytë që në PDSH edhe atë vetëm në PDSH që ndodhin zgjedhje në sistem garimi me dy kandidat”, është shprehur Mustafa në facebook.
Ai theksoi se PDSH konfirmon demokracinë brenda subjektit.
“Me këtë vlerësoj guximin në PDSH për kandidime por aq më tepër mendimin ndryshe të delegatëve. Nga sot PDSH konfirmon demokracinë e vërtetë politike dhe respektimin e mendimit ndryshe brenda subjektit politik”, shkroi Mustafa në facebook.
Redaksia e Titulli.com brenda PDSH-së ka mësuar se Ragmi Mustafa mundë të jetë edhe kandidat potencial për kryetar të komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale në Preshevë që do të duhet të mbahen në fillim të vitit 2021.
Ragmi Mustafa është i lindur në maj të vitit 1962 ndërsa mbante pozitën e të partit në PDSH tre herë dhe për herë të parë në qershor të vitit 2006 ishte zgjedhur për kryetar të komunës së Preshevës./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/agmi-mustafa-pdsh.jpg): failed to open stream: No such file or directory