Qeveria e Kosovës aprovoi vendimin për mjete të pjesëshme për Luginën e Preshevës
Në mbledhjen e saj të 212-të, Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi Vendimin për ndarjen e mjeteve për përkrahje të Luginës së Preshevës.
Shuma prej 731.916,oo euro do të ndahet si më poshtë:
- 208 studentëve të vitit të parë nga 500,oo Euro
- 291 studentëve me notë mesatare deri në 8,oo nga 600,oo Euro
- 158 studentëve me notë mesatare mbi 8,oo nga 700 Euro
- 577 familjeve me nga 3 apo më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor, dhe fëmijëve pa asnjë prind ose vetëm me një prind nga 500,oo euro