Qeveria e Kosovës anulon një bendim për t’ia ndarë Këshillit Kombëtar Shqiptar mbi 30 mijë euro
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike.
Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit gjatë kësaj mbledhje “kanë anuluar Vendimit të Qeverisë Nr. 14/186 të datës 24 janar 2024”.
Po ashtu, kanë ndarë 30 mijë euro për Këshillin Kombëtar të Luginës së Preshevës.
“Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në vlerë prej 31,530.00 € (tridhjetenjë mijë e pesëqindetridhjetë euro) me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Evropian, dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar”, thuhet në njoftim.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-ks.jpg): failed to open stream: No such file or directory