Qendra Klinike në Nish sqaron gjendjen e pacientes që u aksidentua në afërsi të Bujanocit
Lokale

Qendra Klinike në Nish sqaron gjendjen e pacientes që u aksidentua në afërsi të Bujanocit

31.Oct.2023 18:59
0

Në aksidentin e trafikut që ka ndodhur të hënën mbrëma në fshatin Turi të komunës së Bujanocit, një e re ka mbetur e lënduar rëndë, konfirmohet nga drejtoria e Policisë në Vrajë, transmeton Titulli.com.

Aksidenti ka ndodhur kur automjeti i pasagjerëve tip “Volkswagen” i drejtuar nga një vajzë (20) ka dalë nga rruga.

Me atë rast vajza ka pësuar lëndime të rënda, përcjellë Titulli.com.

Sipas njoftimit të policisë asaj i është dhënë ndihma mjekësore fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Vrajës, nga ku është transferuar në Qendrën Klinike në Nish.

"Pacienti E.S u shtrua me një hematomë të mëlçisë. Ajo është e vetëdijshme për parametrat jetikë aktualisht të qëndrueshëm. Gjendet në Klinikën e Anestezisë në repartin e kujdesit intensiv" thonë nga Qendra Mjekësore Universitare Nish.

Punonjësit e policisë rrugore të autorizuar nga prokurori publik kanë kryer hetime./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/dihma-shpejt.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shkencëtarët Kariko dhe Weissman fitojnë çmimin Nobel për mjekësinë në COVID-19 (video)
Konkurs për bashkëfinancimin energjetik të shtëpive dhe banesave në territorin e komunës së Bujanocit për vitin 2023
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration