Përfundoi Samiti Ndërkombëtarë në Turqi, Lugina e kënaqur më pjesëmarrjen (foto)
Mësues, pedagogë dhe njerëz të tjerë të lidhur me arsimin që punojnë nëpër shkolla të ndryshme në Bujanoc, Preshevë e qytete tjera të Serbisë morën pjesë në samitin ndërkombëtar në Turqi “Edukimi për Paqe”.
Grupi i përbërë prej 12 vetave nga Serbia, prezantuan problematikën e arsimit në përgjithësi, metodikën e punës dhe zhvillimin e mësimeve nëpër mjedise të përziera etnike.
Ibrahim Rustemi, kryetar i Organizatës Kulturore dhe Humanitare “Vëllazërimi” që ka udhëhequr me grupën e pjesëmarrësve nga Serbia është shprehur i kënaqur me organizimin dhe prezantimin e punimeve të ndryshme.
“Kjo nismë mundë të konsiderohet një ndër nismat kryesore për eliminimin dhe përmirësimin e raporteve nacionale dhe fetare ku për shkak të ndodhive të fundit në Ballkan shkaktuan nacionalizëm ndasi dhe urrejtje mes popujve”, tha Rustemi.
Organizatorë i samitit ndërkombëtarë të mbajtur nga 23 deri më 25 qershor ishte Organizata e Mësuesve Ndërkombëtarë Lider “Öncü DerneÄŸi” me seli në Stamboll në bashkëpunim Agjencinë Turke për Bashkëpunim Zhvillim Ndërkombëtarë-TIKA.
Nga Serbia morën pjesë 12 veta, ku 7 prej tyre ishin nga Lugina ndërsa 5 të tjerë nga qytetet tjera të shtetit ndërsa pjesëmarrësit tjerë ishin nga Turqia, Iraku, Azerbajxhani, Qipro, Bullgaria, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.
Organizatorët e samitit kanë vlerësuar se ky ishte një hap i madh drejt bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kontributit për një shkollim të shëndoshë dhe përparimtarë./Titulli.com/