PVD dorëzon listën zgjedhore në Bujanoc
Partia për Veprim Demokratik, ka dorëzuar dokumentet në komisionin komunal zgjedhor në Bujanoc për pjesëmarrje në lokale më 2 qershor 2024.
Njoftimi i plotë në Facebook nga Shiap Kamberi:
Me dorëzimin e listës edhe zyrtarisht po fillon beteja politike për Komunën Bujanocin!
Sot, Partia për Veprim Demokratik - dega në Bujanoc dorëzoi listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 2 qershorit!
Një listë me 41 kandidatë që përfaqëson çdo pjesë shqipare të Komunës së Bujanocit e kryesuar nga kryetari i degës, Ragmi Mustafi është garanca e një qeverisje stabile, që njërën anë lufton për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar e në anën tjetër angazhohet për më shumë zhvillim, pastërti, mbështetje e mirqenie për banorët e komunës së Bujanocit!
Rrënjët janë tek PVD, qëndrimi është i qartë, shumicë shqiptare e jo të ndikuar nga politika përçarëse i duhet Bujanocit, e të tillë e ofron veç PVD duke vazhduar betejën politike për shqiptarët e me shqiptarët, në çdo instancë e me çdo mjet!