Pse s'po njihen në Serbi diplomat e Kosovës për studentët shqiptarët të Luginës së Preshevës (video)
Paralajmërimet se diplomat e Universiteteve të Kosovës do t'i njohë Serbia, nga 1 prilli, përveç një lajmi të mirë për të diplomuarit shqiptarë në Luginën e Preshevës, nuk ka dhënë asnjë efekt.Në Komisionin për Arsim të Lartë në Këshillin Nacional Shqiptar, thuhet se nuk ka përparim për njohjen e diplomave.
Zejni Fejzullahu, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar thotë se as Ministria e Arsimit e Kosovës nuk po jep informacione rreth kësaj çështjeje.
Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit në Bujanoc, mendon se zgjidhja e problemit të diplomave bëhet vetëm përmes presionit diplomatik ndaj Serbisë.
Ndërsa, Fatmir Hasani, deputet i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, mendon se moszgjidhja e njohjes së diplomave është rezultat i mungesës së gatishmërisë së faktorit ndërmjetësues.
Pasojat e mos jetësimit të marrëveshjes për njohjen e diplomave, të arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, më së shumti po i vuajnë shqiptarët e Luginës, të cilët tradicionalisht arsimimin universitar e përfundojnë në Kosovë./B.Rexhepi-RTK/Titulli.com/