
Pse po hesht politika e Luginës ndaj proceseve mes BE-së dhe Serbisë, ku është arsimi shqip?
Në Bruksel sot do të mbahet konferenca ndërqeveritare me BE-në për hapjen e kapitujve ndërsa kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të bojkotojë këtë takim.Vuçiq ka njoftuar se do ta lë Brukselin për t’u kthyer në Beograd, pasi Kroacia ka bllokuar hapjen e Kapitullit 26 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).
Nga deklaratat e prezantuar në media kroate thuhet se Kroacia do ta bllokojë Serbinë për shkak të gjendjes jot ë mirë të arsimit të pakicave në Serbi, shkruan Tituli.com.
Kapitulli 26 ka të bëjë me kulturën dhe arsimin dhe është e debatueshme nëse Serbia është e gatshme të garantojë arsimin në gjuhët e pakicave.
Deri më tani nuk është marrë ndonjë iniciativë serioze dhe vërehet një heshtje nga përfaqësuesit politik e institucional duke përfshi edhe deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë për qasje ndaj këtyre proceseve në fushën e arsimit, kulturës dhe të drejtave të njeriut e të ./Titulli.com/