Protesta e pesëmbëdhjetë “Serbia kundër dhunës”
Rajoni dhe Politika

Protesta e pesëmbëdhjetë “Serbia kundër dhunës”

14.Aug.2023 06:57
0

Protesta “Serbia kundër dhunës” e cila u mbajt në Beograd për të pesëmbëdhjetën herë paralizoi kryeqytetin serb. Ndër kërkesat e protestuesve ishin edhe shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Bratislav Gashic dhe kreut të Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin i shpallur se fundmi non gratta nga SHBA-te.

 

Protestuesit shkuan fillimisht para godinës se qeverisë se Ana Brnabiç ku një studente iu drejtua turmës duke thënë se të rinjtë duan të qëndrojnë në Serbi, por të kërkojnë ndryshime. 

Branislava Tatiq, një infermiere pediatrie në pension tha nëse populli nuk është fajtor, fajin e ka sistemi që është gjithashtu i ndryshueshëm. Gjatë protestës u mbajt edhe një minutë heshtje për gratë e vrara nga dhuna në familje jo vetëm në Serbi, por edhe në të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Protestuesit u shprehen se askush nuk ka të drejtë të kërkojë nga qytetarët e Baçka Pallankës të ndalojnë tubimet dhe të mos kërkojnë përgjegjësinë e kryetarit të komunës për përmbytjet e fundit në atë zonë.

Protesta e parë “Serbia kundër dhunës” u mbajt më 8 Maj, por deri tani nuk ka patur asnjë dorëheqje në rradhët e pushtetit të drejtuar nga Aleksandër Vuçiq.

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/erbi%3Dprotestat.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ministria e Informimit anashkalon mediat aktive shqipe në Luginë, ndan vetëm 11 mijë euro
Përfitimet shëndetësore nga vaji i ullirit, ul rrezikun e vdekjes nga demencia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration