Protesat në Serbi: Gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe thirrje për dorëheqjen e Vuçiqit
Rajoni dhe Politika

Protesat në Serbi: Gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe thirrje për dorëheqjen e Vuçiqit

29.Jun.2023 07:57
0

Partitë e djathta opozitare në Serbi u mblodhën mbrëmjen e 28 qershorit në Beograd, në shenjë mbështetjeje për serbët nga Kosova.

Në mesin e tyre u dëgjuan fyerje dhe gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve.

Tubimin e organizoi “Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”, me mbështetjen e partive të djathta, përfshirë edhe partitë opozitare parlamentare: Dveri dhe Zavetnici.

Në tubim u dëgjuan këngë nacionaliste për Kosovën dhe u shpalos pankarta: “Stop terrorit ndaj serbëve në Kosovë e Metohi”.

Të tubuarit valëvitën flamuj të Serbisë dhe slogane “s’ka dorëzim”, në të cilat figuronte edhe harta e Kosovës.

Ata kërkuan mbështetjen e Rusisë për politikën e Serbisë ndaj Kosovës.

Në mesin e kërkesave të tyre u dëgjua edhe lirimi i serbëve të arrestuar në veri të Kosovës, të cilët Policia e Kosovës i ka identifikuar si organizatorë të incidenteve në atë zonë, gjatë muajit të kaluar.

Autoriteteve të Serbisë iu kërkua t'i ndërpresin negociatat me Kosovën dhe t'i anulojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Pankarta “Stop terrorit ndaj serbëve në Kosovë e Metohi”. Protestuesit nuk sollën ndonjë provë që do t'i mbështeste pretendimet për terror.
Pankarta “Stop terrorit ndaj serbëve në Kosovë e Metohi”. Protestuesit nuk sollën ndonjë provë që do t'i mbështeste pretendimet për terror.

Kritika ndaj Vuçiqit

Derisa folësit në protestë u drejtuan me fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, ata kritikuan edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Qeveria në Serbi u quajt “tradhtare”, ndërsa Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u kritikua ashpër.

Me këtë marrëveshje, thanë protestuesit, “Qeveria e Serbisë ka dorëzuar krahinën jugore“.

Beograd, 28 qershor 2023.
Beograd, 28 qershor 2023.

Protesta u zhvillua në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - dhe të presionit diplomatik mbi Prishtinën dhe Beogradin për ta qetësuar situatën.

Ajo është përkeqësuar qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje kanë hyrë në zyrat e tyre, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë.

Komuniteti serb në veri i ka bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit, prej të cilave kanë dalë kryetarët shqiptarë të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Protestat që vazhdojnë, kanë kulmuar edhe në dhunë midis demonstruesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR.

Ka pasur, po ashtu, raporte për sulme me granata dore dhe mjete të tjera.

Policia e Kosovës ka arrestuar disa serbë nën dyshimet se kanë organizuar dhunë.

Komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova që ta shtensionojë situatën - mes tjerash, duke organizuar zgjedhje të reja në veri. Nga Serbia, ndërkaq, kërkon të sigurojë pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet eventuale./REL/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rotesat-serbi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Sekretari i NATO-s, Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga rritja e mëtejme e tensioneve
Komuna e Bujanocit shpërblen me 24 mijë dinarë nxënësit më të dalluar të gjeneratës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration