Prokuroria deklarohet lidhur me rastin e foshnjës në Bilaç
Në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit, në afërsi të shkollës fillore banorët e këtij fshati kanë gjetur trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur. Siç ka mësuar gazeta "novosti" hulumtimet e kanë dërguar policinë deri tek 17 vjeçarja Xh.R, e cila megjithatë e ka mohuar krimin.Mbetjet e trupit të foshnjës fshatarët i kanë gjetur më 11 janar, së shpejti e kanë njoftuar policinë dhe prokurorinë.
Siç shkruan “novosti” , aktualisht është në rrjedhë e sipër procedura parahetimore, sepse prokuroria ka urdhëruar të bëhet obduksioni dhe DNK-ja, rezultatet e të cilave ende nuk kanë arritur.
Leposava Jovcic, zëdhënëse e Prokurorisë së lartë në Vranjë, ka thënë se pa rezultate të obduksionit dhe DNK-së nuk mund të dihet kush është nëna e foshnjës.
Ende nuk ka elemente për kallëzim penal sepse janë duke u grumbulluar dëshmitë, ka thënë Jovcic, shkruan “novosti” transmeton Titulli.com.
Kryeshefi i policisë Sladjan Velinovic ka konfirmuar që ekzistojnë dyshimet se një vajzë nga fshati e ka vrarë foshnjën, dhe që policia është duke punuar në këtë rast, po që detajet ende nuk janë të njohur.