Presidenti i Microsoft i sheh sulmet kibernetikd si kërcënim për demokracinë
Shkencë dhe teknologji

Presidenti i Microsoft i sheh sulmet kibernetikd si kërcënim për demokracinë

31.Oct.2020 07:34
0

Demokracitë në mbarë botën rrezikohen nga sulmet e vazhdueshme kibernetike të cilat duhet të identifikohen, të vihen përpara përgjegjësisë dhe ndalohen përgjithnjë mendon presidenti i Microsoft Brad Smith.

Këtë deklaratë ai e lëshoi në Forumin Atlantic Future dhe përmendi Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut si kërcënimet kryesore.

“Po jetojmë një një kohë paqartësie ku nuk është as luftë e as paqe,” tha ai. “Në këtë hapësirë gri unë shoh sulmet konstante kibernetike.” 

“5 vite më parë e shikonim si të ishte një sulm konvencional ndaj infrastrukturave, por sot mendoj se këto sulme janë shndërruar në vrasësit e demokracisë.”

Zyrtarët Amerikanë kanë paralajmëruar se vende si Rusia dhe Irani po përpiqen të influencojnë rezultatin e zgjedhjeve të 3 Nëntorit në SHBA. Moska dhe Teherani vazhdimisht i kanë mohuar akuzat. 

Kërcënimet kryesore për demokracinë sipas tij ishin hakimet dhe përdorimi i si armë i e-mail-eve dhe fushatave të dezinformimit. /PCWorld Albanian/a

copy(/home/titulli/public_html/images/image/icrosoft-headquarters-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration