Presheva shfuqizon planin për avancimin e refugjatëve në Preshevë
Lokale

Presheva shfuqizon planin për avancimin e refugjatëve në Preshevë

26.Mar.2018 16:33
0
Këshilli komunal i komunës së Preshevës në mbledhjen e parë shfuqizoi planin aksional për avancimin e pozitës së refugjatëve në këtë këtë komunë.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në konferencën për gazetare tha se ky ishte plani aksionar i shumëpërfolur nga opozita dhe keqinterpretuar, shkruan Titulli.com.

“Ne kemi marrë vendimin që të shfuqizojmë këtë vendim dhe ka disa arsye e jo për shkak se është manipuluar nga opozita por se Ambasada e SHBA-së në Beograd është duke u marrë me çështjen e refugjatëve.”, tha Arifi.

Ai u shpreh se pavarësisht këtij vendimi po vazhdon përkrahja e ndërkombëtarëve për projekte të ndryshme në komunën e Preshevës.

Plani aksional për avancimin e pozitës së refugjatëve në komunën e Preshevës për periudhën 2017-2021 ishte aprovuar në vitin 2016 gjatë qeverisjes së Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik./Titulli.com/

"Xixëllonjat e Lezhës" nuk lejohen në Medvegjë
Bibliotekat e Luginës me libra të rinj nga Shqipëria, 15 bursa për studentët (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration