Presheva në turneun mbarëkombëtarë të futbollit në Shqipëri
Një grup i të rinjve dhe rejave futbollist nga Presheva janë nisur për të marre pjesë në turneun ndërkombëtarë që do të mbahet në qytetin e Durrësit për nderë të festës së 28 nëntorit.Organizata për Kulturë Fizike nga Presheva për herë të parë është ftuar të marrë pjesë në këtë lloj manifestimi të organizuar nga Federata e Sporteve të Shqipërisë në bashkëpunim me klubin futbollistik “Vllaznimi”.
Trajnerët e grupmoshave të reja djem dhe vajza, Sherif Jonuzi dhe Qani Neziri janë shprehur për Titulli.com optimist për fitore në këtë turne edhe pse nuk kanë karakter garues.
Ata thonë se pjesëmarrja është për nderë të 103 vjetorit të shtetit shqiptarë dhe se presin rezultate nga ky turne që do të jetë një mundësi e mirë përballjes me konkurrencë më të lartë.
Sipas trajnerëv të Organizatës për Kulturë Fizike aktiviteti i vajzave në lojën e futbollit në Preshevë është një ris dhe se janë vërejtur deri më tani shumë talent./Titulli.com/