Presheva në heshtje parazgjedhore, 38 mijë qytetarë të drejtë vote
Në komunën e Preshevës do të mbahen zgjedhjet lokale të parakohshme më 24 Dhjetor ndërsa nga dita e sotme ka filluar heshtja parazgjedhore që do të zgjasë deri ditën e zgjedhjeve në orën 20.Sipas komisionit komunal zgjedhorë të drejtë vote kanë 38.751 qytetarë të cilët do të mundë të votojnë në 38 vendvotime të shpërndarë nëpër vendbanime të ndryshme të komunës së Preshevës, shkruan Titulli.com.
Në këto zgjidhje marrin pjesë 7 lista zgjedhore shqiptare ndërsa serbët e kësaj komune garojnë me një listë zgjedhore.
Pjesëmarrësit e zgjedhjeve garojnë për 38 ulëse në kuvendin komunal të Preshevës dhe qytetarët do të mundë të votojnë nga ora 7 deri orën 20.
Gjatë heshtjes parazgjedhore është e ndaluar fushata politike ,mbajtja e tryezave politike në vendet publike si dhe publikimi i anketave për rezultatet e votimit./Titulli.com/