Nexhat Daci zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe zgjodhi Kryesinë e re dhe për kryetar akademik, Nexhat DACI ndërsa Akademik Jusuf BAJRAKTARI nënkryetar, anëtare korrespondente Myzafere Limani, sekretar shkencor.Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
1. Akademik Eqrem BASHA, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
2. Anëtare korrespondente Justina PULA, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore;
3. Anëtar korrespondent Fetah PODVORICA, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës; 4. Anëtar korrespondent Luan MULLIQI, Sekretar i Seksionit të Arteve.