Presheva mundë të mos shkojë në rivotim?
Rivotimi për zgjedhje lokale në Preshevë akoma nuk është i sigurt duke pasur parasysh vendimin e fundit të gjykatës administrative në Nish.Zeqir Miftari, kryetar i komisionit komunal zgjedhor ka thënë për mediat serbe se për rivotim në 5 njësi zgjedhore ka vendosur shumica e këtij organi mirëpo vendimin e tyre më herët e ka anuluar gjykata administrative.
Ai është shprehur se 6 lista zgjedhorë kanë bërë ankesë për parregullsi në procesin zgjedhor të cilët e pengojnë në shpalljen e rezultateve përfundimtare, transmeton Titulli.com.
Miftari theksoi se nuk është i sigurt se a do të mbahet rivotimi dhe se komisioni ka shkruar ankesën.
“Gjykata administrative ka anuluar vendimin e komisionit komunal zgjedhore më herët për rivotim në disa njësi zgjedhore për shkak të lëshimeve teknike ndërsa kjo është hera e dytë që bëhet ankesë”, deklaroi Zeqiri.
Gjatë kësaj jave pritet të caktohet nga gjykata administrative se a do të ketë rivotim të zgjedhjeve apo jo në 5 vendvotime të cilët përbëjnë 7000 votues të regjistruar./Titulli.com/